AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 17:29

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, vetëm dy raste

Ministria e Shëndetësisë, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy të infektuar me COVID-19.

Nga krahu tjetër për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Lajmi i mirë është se gjatë kësaj intervali kohor janë shpallur 78 qytetarë të shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos

neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2803

Testime totale 786,319

Raste pozitive 132,499

Raste të shëruara 129,966

Raste Aktive 78

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Shkodër 23

Durrës 8

Lezhë 7

Berat 5

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1