BOTA, 1 Korrik 2021, 18:04

COVID-19 në Itali, bie ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 882 infektime gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Itali, bie ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 882


Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit në shtetin italian janë regjistruar 882 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 21 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Të shëruarit në 24 orë janë 1.941, ndërsa shkalla e pozitivitetit është0.5%.

Autoritetet sqarojnë më tej, se njësitë e kujdesit intensiv po pranojnë më pak të shtruar gjithashtu edhe pavijonet e tjera e kanë minimizuar fluksin e të sëmurëve.