BOTA, 23 Qershor 2021, 22:10

Vetëm disa orë pas vendimit për t’u ekstraduar në SHBA, manjati amerikan John McAfee gjendet i vdekur në burgun e Barcelonës

Vetëm disa orë pas vendimit për t’u ekstraduar në


Sipërmarrësi i programeve John McAfee u gjet i vdekur në burgun e Barcelonës disa orë pasi u mor vendimi për ta ekstraduar në SHBA.

Ai akuzohet për evazion fiskal dhe u arrestua tetorin e vitit të kaluar për dështim në regjistrimin e deklaratave tatimore për 4 vite.

McAfee kishte një sipërmarrje nga e cila fitonte miliarda, por jeta e tij mori kthesë të papritur në 9 muajt e fundit duke sjellë edhe vdekje e tij.

Autoritetet shëndetësore spanjolle tentuan ta shpëtojnë sipërmarrësin, por pa sukses.