TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë zonën jugore të Republikës Çeke duke shkaktuar dëme të mëdha.
Si pasojë e stuhisë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur rreth 150 të tjerë.
Disa dhjetra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht. Një meteorolog i televizionit Çek tha se tornadoja, e raportuar në zonat rreth qytetit Hodonin, në afërsi të kufirit me Sllovakinë dhe Austrinë, rreth 270 kilometra në juglindje të Pragës, mund të ketë çuar shpejtësinë e erës në mbi 332 kilometra në orë.
Kjo e bën këtë stuhi më të fortën në rajonin e Europës qendrore dhe të parin që nga viti 2018. Nga stuhia janë prekur dhe qytete Brecllav dhe Hodonin ku shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht.
Një zëdhënës i shërbimit të emergjencave raportoi se janë prekur 7 qytete të vogla në këtë rajon. Ministri i Brendshëm shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.