TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca mbajti këtë të diel zgjedhjet rajonale. Ndryshe nga ajo që pritej, partia e ekstremit të djathtë të Marine le Pen nuk ka marrë ndonjë rezultat aq të mira sa e jepnin sondazhet.
Republikanët e Presidentit Macron janë në krye të exit poll, por edhe ata kanë pësuar rënie. Mediat franceze shkruajnë se fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është abstenimi, për shkak se 2 në 3 francezë preferuan të shijoninm fundjavën sesa të shkonin të votonin.
Këto zgjedhje rajonale janë parë nga shumë analistë si një test për presidencialet që mbahen vitin e ardhshëm.
Sipas exit poll-eve, blloku i majtë mbledh 34.3% të votave në nivel kombëtar ndërsa republikanët e djathtë marrin 29.3% të votave. Nga ana e saj, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen merr 19.1% të votave në nivelin kombëtar.