TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbylljes së maternitetit në Lushnjë është mbyllur dhe një tjetër institucion publik në këtë qytet.
Covid-19 ka infektuar një punonjëse të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa punonjësit e tjerë janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponit.
Nuk dihet se si është infektuar punonjësja e sigurimeve.
Qarku i Fierit ka regjistruar në 24 orët e fundit 12 raste të reja dhe pjesa më e madhe e tyre është infektuar gjatë ceremonive të ndryshme.
Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar apelin e saj për distancimin social dhe higjienë personale ndërsa ka theksuar se ceremonitë e çdo lloji nuk duhet të frekuentohen pasi konsiderohen vatra të rrezikshme infeksioni.