TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gjykatë ruse e ka shpallur si të paligjshme organizatën politike të Alexei Navalny-t duke e cilësuar ekstremiste. Vendimi që u mor të mërkurën mbrëma vjen ndërsa presidenti rus Vladimir Putin mban tashmë të burgosur disidentin politik.
Me verdiktin e dhënë nga Gjykata e Moskës, u hiqet e drejta personave që lidhen me Fondacionin e Navalny-t për Luftimin e Korrupsionit dhe rrjetin e tij rajonal që të kërkojnë zyrë publike.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe lë në mes planet e një numri aleatësh të Navalny-t që kishin shpresuar të kandidonin për vendet parlamentare në zgjedhjet e ardhshme të 19 shtatorit.