AKTUALITET, 9 Qershor 2021, 20:37

Po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet gruaja në Pogradec

Po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet gruaja

Policia e Pogradecit ka vendosur në pranga një shtetase, e cila po transportonte dy emigrantë të paligjshëm.

Ky aksion është finalizuar nga Forcat Shqiponja dhe Agjentë të Trafikut.

Mësohet se drejtuesja e mjetit, që po transportonte emigrantët, është shoqëruar në komisariat, e bashkë me të, edhe shtetasit e huaj.

Gruaja, është ndaluar nga policia në afërsi të fshatit Potgorie, teksa po tentonte të kalonte emigrantët përtej kufirit.