AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 19:48

Çmimi i këtij bifteku i ‘mbeti’ në fyt boksierit të famshëm

Ish-boksieri britanik Richard John Hutton ka paguar një faturë goxha të kripur në Mykonos të Greqisë.

Dreka i ka kushtuar atij plot 2 mijë euro, ndërsa vetëm bifteku i porositur kushtonte 920 euro. Një ujë mineral kushtonte 16 euro dhe buka 14 euro.

Fotografinë e kësaj fature të pabesueshme, boksieri e postoi në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan: “U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh”. Dhe me të drejtë. Çdokush do qante po të paguante gati 1000 euro për një biftek.