AKTUALITET, 9 Korrik 2020, 12:37

Çmendet Nazarko:Merrni 3000 b…zinj të numërojnë votat, t’u japim nga 10 dollarë!

Çmendet Nazarko:Merrni 3000 b…zinj të numërojnë


Shpëtim Nazarko ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News. Gjatë bisedës analisti Nazarko u shpreh i revoltuar për votimet në tërësi që historia sipas tij ka treguar se palët politike fusin duart në kutitë e votimit.

Sipas tij një formulë tjetër do të ishte më e nevojshme për tu aplikuar në numërimin e votave dhe se palët politike nuk duhet të afrohen në kutitë e votimit. Në lidhje me këtë Nazarko, i njohur për batutat e tij të shpeshta në studiot televizive, që tashmë kalojnë në kufi të rācízmit, u shpreh:

“Është karakteristikë e një analisti që vazhdon të kërkojë edhe më thellë. Edhe po qe budalla, për shkak të vjetërsisë i ka parë disa herë këto filma dhe i kupton menjëherë se çfarë duan të bëjnë këta.

Këta duan të vazhdojnë të copëtojnë pafund pronat, tokat, pyjet, ujërat dhe ne të vazhdojmë prapë të biem burokratët e Europës këtu.

Formula ime është kjo, shkoni dhe merrni 3000 b**zez jashtë dhe të vijnë këtu e të numërojnë votat, tu japim nga 10 dollarë dhe këta ikin të gjithë në shtëpi në darkë. Këta nuk duhet të afrohen te kutia e votimit”, tha Nazarko.