TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me debatin politik të koalicioneve.
“Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar!”.
“Ato e dinë këtë, prandaj përdorin pushtetin për ta penguar aleancën para zgjedhore të forcave opozitare”, shkruan Panariti.
POSTIMI:
Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar!
Ato e dinë këtë, prandaj përdorin pushtetin për ta penguar aleancën para zgjedhore të forcave opozitare.
Në teoritë moderne zgjedhore thuhet shprehimisht:
Nëse shteti drejtohet nga një parti e vetme, forcat opozitare lipset të formojnë koalicione parazgjedhore mbi baza programore për ta rrëzuar atë.
Kjo aleancë dhe ky bashkim është sinjali i qartë që ato i japin zgjedhësve se do të qeverisin bashkë në mënyrë të ekuilibruar dhe qëndrueshme.