AKTUALITET, 9 Korrik 2020, 10:49

Situata tek Infektivi, gjashtë pacientë të intubuar në gjendje të rëndë

Situata tek Infektivi, gjashtë pacientë të intubuar në


Ndërkohë që numri i rasteve të reja me koronavirus në vend po shënon rritje dita-ditës, situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se “është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive”.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej të shtuarve, njëmbëdhjetë pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe gjashtë prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093

Raste pozitive 3188

Raste të shëruara 1832

Raste Aktive 1273

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1,

Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)