AKTUALITET, 9 Korrik 2020, 10:27

Infektohet me koronavirus pedagogia në Gjirokastër

Infektohet me koronavirus pedagogia në Gjirokastër


Një pedagoge në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Abc News raporton se bëhet fjalë për një pedagoge në departamentin e Ekonomikut në Gjirokastër, të universitetit “Eqerem Çabej”.

Pedagogia dyshohet se virusin e ka marrë nga studentët e ardhur nga rrethet. Mësohet se ajo ka pasur simptoma si diare, temperaturë dhe humbje të shqisës së nuhatjes.

Prej fillimit të qershorit situata nga koronavirusi në vend është rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë ndërruar jetë dy pacientë të tjerë tek Infektivi, duke e çuar deri më tani në 83 numrin e viktimave.