AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 13:05

Ç’po ndodh në Kryesinë e PS? Deputeti i PD: Rama po “kryqëzon” FRESH-in

Ç’po ndodh në Kryesinë e PS? Deputeti i PD: Rama po

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu shkruan se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, Rama po “kryqëzon” FRESH-in për protestat e studentëve.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Shehu shkruan se kjo që po ndodh është fiks për shprehjen e njohur “kur nuk ke çfarë ti besh gomarit i bije samarit”.

Postimi i Shehut

Vijne zera se mbledhja e Kryesise se PS po “kryqezon” FRESh-in per protestat e studenteve!

Nuk thone kot “kur nuk ke cfare ti besh gomarit i bije samarit”.

Ne nje vend, qe eshte i gjithe ne kolaps, ku ekonomia po shkon ne “pikiate”, ku sektoret sociale si arsimi e shendetesia u nisen per “falas” e perfunduan “karrakatina” me pagese, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojne institucionet, ku nuk ka as Gjykate Kushtetuese e as te Larte etj etj, e paskan fajin te rinjte, FRESh-ista apo jo keta!

Dhe ku 70% e popullesise aspiron vetem si te largohet nga “syte kembet”….

Dhe perseri fajin per te gjitha keto e paska FRESh-i!

Kjo eshte cudia e sotme, qe vetem do te shtoje dilemen e qytetareve: “Te jesh apo te mos jesh” me ne Shqiperine e Rilindjes?!