TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester City ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka triumfuar me rezultatin 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Paris Saint Germain.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen në “Parc des Princes” dhe kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit brazilian Marquinhos, i cili kërceu mirë me kokë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.
Anglezët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan me belgun Kevin De Bruyne në të 64-tën, ndërsa 7 minuta më vonë ishte Rijad Mahrez që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë.
Llogaritë e vendasve u komplikuan edhe më shumë në minutën e 77′ kur Gueye u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundi.
Kalimi në finale është ende i hapur për ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium”, megjithatë “citizens” kanë tashmë avantazhin e fitores dhe dy golave të shënuar në fushën kundërshtare.