TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mattijs De Ligt është një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës te Barcelona. Trajneri Roland Koeman i ka kërkuar drejtuesve mbrojtësin holandez, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë.
Juventusi e cilëson 21-vjeçarin të pashitshëm dhe një prej lojtarëve ku do të bazohet projekti i ri i bardhezinjve. Gjithsesi, një ofertë tunduese nga Spanja nuk do të neglizhohej.
El Chiringuito shkruan se De Ligt është lojtari i vetëm për të cilin Barcelona ka vendosur të sakrifikojë në aspektin ekonomik. Klauzola e shitjes së tij është 125 milion euro, shumë që aktivizohet në verën e vitit të ardhshëm.