TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën për shtyp, në prani të ministrit të jashtëm grek, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar se lidhur me çështjen e detit, Shqipëria dhe Greqia do t'ju drejtohen instancave ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare. Rama nuk la pa shënjestruar edhe kundërshtarët politik, duke thënë se bëjnë "propagandë anti-greke".
"Kam dëgjuar për pushtimin e ardhshëm që Greqia do ti bëjë detit. Nuk do të ketë një pushtim. Sot mund ta them që kemi rënë dakord që këtë çështje, ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare, sëbashku Shqipëria dhe Greqia, do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare, për të vendosur "pikat mbi i", në bazë të eksperiencës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit.
Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjëjnë mënyra të tjera për të shpallur patriotizmin, sepse nuk mund të bëjnë propagandën e tyre të shpifur anti-greke dhe as elektorat patriotik në Shqipëri apo Kosovë, të vetëvendosen në çështje të tjera", tha Rama.
Të njëjtën gjë e përsëriti edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, që shtoi se vendet do t'i drejtohen gjykatës së Hagës.
"Sigurisht kam dëgjuar me interes të lartë dakordësinë e zotit Rama, se zgjidhja e kësaj cështje duhet të ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së. Jam shumë i lumtur, se duke analizuar këtë cështje, kemi rënë dakord të kalojmë sëbashku, në të drejtën ndërkombëtare, në gjykatën e Hagës", tha ministri grek.
Ministri grek tha gjithashtu se do të ketë një zgjidhje për ligjin e luftës, të cilin e quajti një "anakronizëm".
"Ligji i luftës është një anakronizëm dhe sigurisht edhe këtë gjë do ta zgjidhim", tha ministri.
/TPZ.al/