AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 23:06

"Çështja Bechetti"/ Gazetari i "Der Standard": Arbitrazhi, një mesazh se investitorët nuk duhen trajtuar kështu!

"Çështja Bechetti"/ Gazetari i "Der Standard":


Eric Frey, redaktor i gazetës prestigjioze austriake, Der Standard dhe një nga gazetarët më të njohur në Austri, ishte i ftuar i Adi Krastës në Syri Tv.

Ai komentoi shkrimin e tij në gazetën austriake, ku paralajmëronte se ka nisur të kërkohet sekuestrimi i pasurive shqiptare në Austri, për shkak se qeveria refuzon që të paguajë detyrimin e vendosur nga arbitrazhi për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Gazetari tha se ka parë vendimin e arbitrazhit dhe arrin në përfundimin se kjo gjykatë i ka dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë.

"Unë pata dokumente. Pata vendimin nga gjykata austriake që i jep të drejtën konfiskimit apo zbatimit të vendimit. Pashë edhe vendimin e gjykatës së arbitrazhit, që kishte disa komente të ashpra për mënyrën se si qeveria e kishte trajtuar këtë çështje dhe kompaninë në fjalë.

Nuk kam dëgjuar që ka pasur përpjekje për të kontaktuar gazetën nga qeveria shqiptare.

Në një vend si ne, çdo lëvizje kundër kompanive mediatike që kanë kritikuar punën e qeverisë, cilësohet si përpjekje e qeverisë për të shtypur lirinë e medias.

Kjo është parë si hakmarrje ndaj dikujt që nuk është në linjën e qeverisë. Nuk mund të gjykoj nëse ky opinion është i saktë, por këto gjykata nuk kanë ndonjë agjendë dhe ruajnë pozicionin e tyre objektiv dhe neutral dhe e kanë konsideruar një akt jo vetëm të paligjshëm këtë shpronësim, por edhe mbylljen e një zëri kritik.

Zakonisht në vendimet e arbitrazhit, sasia e dëmit që duhet paguar është e ulët, në mënyrë që të mos armiqësohen shumë.

Në këtë rast, gjykata ka marrë një pozicion ekstrem, në fakt ka marrë një pozicion sulmues. Ka dashur që të dërgojë një mesazh ndaj Shqipërisë, se nuk mund të trajtoni kështu investitorët, sidomos ata që kanë investuar në media,” tha ai.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/26/der-standard-bechetti-kerkon-konfiskimin-e-aseteve-te-shqiperise-ne-austri-sepse-qeveria-nuk-i-paguan-parate/