AKTUALITET, 16 Prill 2019, 18:52

Cërrik/ Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën 50-vjeçari

Cërrik/ Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Gostimë–Mollas, në fshatin Mollas.

Shtetasi B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, teksa ishte duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.