TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Premier Liga angleze ka zhvilluar sot të tjera ndeshje të javës së 17, aty ku Çelsi është mundur sërish. Blutë e Londrës kanë humbur përballë Bournmuthit në shtëpi, me rezultatin 0-1 duke pësuar në këtë mënyrë humbjen e dytë radhazi teksa e shohin veten në vendin e katërt tashmë.
Sakaq, Leisteri është ndalur në një barazim 1-1 kundër Noruiç duke u ndalur në vendin e dytë pa mundur të afrohet më shumë me Liverpulin. Skuadra e Leister është kthyer edhe këtë sezon në “hirushen” e Premier Ligës pasi po rivalizon me Sitin e Çelsin për Championsin.
Sakaq, ekip surprizë mund të konsiderohet Shefildi që ka mundur me rezultatin 2-0 Aston Vijën. Kjo fitore, e ngjit Shefildin në vendin e pestë me një pikë më shumë se Mançester Juanjtidi.
Ndeshjet:
Bërnlei – Njukasëll 1-0
Çelsi – Bournmuth 0-1
Leister – Noruiç 1-1
Shefild – Aston Vija 2-0