AKTUALITET, 14 Dhjetor 2019, 18:08

Kukësi kryesues fiton mes polemikave: kartonë të kuq, shtylla dhe tre penallti

Kukësi kryesues fiton mes polemikave: kartonë të kuq, shtylla dhe

Kukësi ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në “Elbasan Arena”, duke mundur me rezultatin e pastër 4-0 skuadrën e Teutës. Në “Elbasan Arena” është zhvilluar një ndeshje disi e çuditshme, ku begdetarët kanë shkaktuar plot 3 penallti, duke ia lehtësuar punën verilindorëve.

Në minutën e 31-të, Shkurtaj ka fituar një penallti dhe e ka kthyer në gol ndërkohë që në të 67-të, ishte Abazaj ai që fitoi penallti duke e kthyer në gol sërish Shkurtaj. Në minutën e 73-të, Abazaj ka dalë i vetëm përballë portierit duke realizuar golin e tretë ndërkohë në minutën e fundit Et’hemi ka vulosur me golin e katërt të realizuar sërish me penallti.

Kjo fitore e ngjit tashmë Kukësin në vendin e parë, me 27 pikë dhe dy më shumë se Laçi e Partizani teksa Teuta renditet në vendin e 7-të, me pesë pikë më pak se kryesuesit. Ndeshjen e radhës, Kukësi e luan ndaj Vllaznisë në Shkodër ndërsa Teuta pret në shtëpi Partizanin.