AKTUALITET, 14 Dhjetor 2019, 17:07

Liverpuli nuk di të ndalet në kampionat, shkëlqen Salah

Liverpuli nuk di të ndalet në kampionat, shkëlqen Salah

Liverpuli duket se nuk do ta ndalet këtë sezon dhe sot ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme. “The Reds” ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në shtëpi kundër Uotford, aty ku vendimtar ishte Muhamed Salah me dy gola të shënuar.

Në minutën e 38-të, Salah kaloi skuadrën e tij në avantazh ndërkohë që në sekondat e fundit ka arritur të vulosë takimin. Të besuarit e Klop, kanë dominuar plotësisht duke mos e vënë në dyshim fitoren teksa golat i ka kërkuar edhe më herët.

Kjo fitore, e shkëput edhe më shumë Liverpulin në vendin e parë. “The Reds” e sheh veten në kuotën e 49 pikëve me 16 fitore dhe 1 barazim në 17 javët e para. Ndërkohë, në vendin e dytë gjendet Leisteri me 9 pikë më pak teksa Siti e sheh veten 17 më pak se Liverpuli.