AKTUALITET, 14 Dhjetor 2019, 18:14

Dhuna ndaj arbitrit në Peqin, FSHF-ja kërkon dënimin deri në tre vite burg për agresorët!

Dhuna ndaj arbitrit në Peqin, FSHF-ja kërkon dënimin deri në

Takimi Shkumbini-Dinamo u bë objekt i një tjetër akti vandal ndaj gjyqtarëve, që të sillte në kujtesë atë që ndodhi sezonin e shkuar në Kamëz. Në përfundimit të sfidës, gjyqtari Sokol Bebja ra pre e një agresioni të rëndë të disa tifozëve vendës, që të pakënaqur me vendimet e tij, kaluan në ekstrem duke e dhunuar atë. FSHF ka reaguar, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e agresorëve deri në burgosje.

Reagimi i FSHF-së

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.