AKTUALITET, 11 Mars 2021, 21:10

Ç'do të ndodhë në 25 prill? Ilir Meta: Edin do ta kthejmë tek Zaho dhe Linda, do të bëjmë sevap!

Ç'do të ndodhë në 25 prill? Ilir Meta: Edin do ta


Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka deklaruar se në 25 prill, Edi Rama do të rikthehet pranë "Lindës dhe Zahos", sepse qytetarët do të tregojnë se vota e tyre ka fuqi në demokraci.

"Ç'do qytetar i Shqipërisë të tregojë respekt për votën e tij. Të tregojë se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Të gjithë të shkojnë në 25 prill drejt kutive të votimit sepse është moment shumë i rëndësishëm.

T’ja kthejmë Edin, Zahos, Lindës dhe familjes së tij. Ndoshta në ngrohtësinë familjare ai do të jetë edhe më i qetë. Ka patur ankesa që po stresohet dhe po sakrifikon. Në këtë mënyrë zgjidhim dy probleme.

I japim fund një eksperimenti të dështuar. Rikthejmë sistemin demokratik. Shtetin e së drejtës, meritoracinë, përcaktojmë qartë rrugën europiane, bëjme edhe sevap.

Unë luftoj për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë. Për t’i dhënë fund një eksperimenti që e çon Shqipërinë në pikiatë", tha Meta.

/TPZ.al/