SPORT, 12 Qershor 2018, 10:30

Carlo Ancelotti bën parashikimin: Ja kush e fiton Botërorin

Carlo Ancelotti bën parashikimin: Ja kush e fiton Botërorin

Carlo Ancelotti thotë se Brazili është ekipi favorit për Botërorin, pasi përveçse një sulmi të fortë, kësaj here amerikano-latinët kanë edhe një mbrojtje solide.

“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën më favoritët”, ka deklaruar Ancelotti.

Por janë edhe dy kombëtare të cilat Ancelotti i evidenton, Belgjika e Kroacia, sipas tij janë dy ekipet që do të bëjnë diferencën.

Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Europë, ndaj padyshim arashikimet e tij për skuadrat në Botëror janë të vlefshme.