AKTUALITET, 9 Shtator 2018, 19:44

Burrë e grua rrihen midis tyre dhe më pas denoncojnë njëri-tjetrin në Polici

Burrë e grua rrihen midis tyre dhe më pas denoncojnë

Nuk ndalet dhuna në familje. Sipas Policisë vendore të Korçës, mësohet se burrë e grua, pasi janë rrahur midis tyre, kanë “vrapuar” më pas në Polici, për të denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.

Policia plotësoi kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për secilin prej tyre.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 08. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P. T., vjeçe 58, banuese në Vithkuq, pasi bashkëshorti Ll. T., vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Ll. T., vjeç 64, banues në Vithkuq, pasi bashkëshortja, P. T., vjeçe 58, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.