SPORT, 15 Nëntor 2020, 17:51

Maqedonia e Veriut mposht edhe Estoninë dhe ngjitet në krye të grupit, fiton edhe Sllovakia!

Pasi siguroi një biletë për në Euro 2020 duke mposhtur në finalen e play-off Gjerogjinë, Maqedonia e Veriut mori një tjetër sukses këtë herë me rezultatin 2-1 ndaj Estonisë në Shkup duke u ngjitur në krye të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Një sukses i merituar që erdhi me golat e Trickovskit dhe Stojanovskit dhe që e ngjiti skuadrën e Igor Angelovskit në vendin e parë me 9 pikë me 2 fitore dhe 3 barazime në 5 ndeshje.

Mori fitoren e parë ndërkohë në Ligën B, Sllovakia që mposhti 1-0 Skocinë në një sfidë mes dy skuadrave që pak ditë më parë u kualifikuan të dyja në Euro 2020. Golin e vetëm për sllovakët e realizoi Gregus në minutën e 32-të.