SPORT, 15 Nëntor 2020, 20:36

Hysaj: Fitore jetike me Kazakistanin, të mposhtim edhe Bjellorusinë!

Hysaj: Fitore jetike me Kazakistanin, të mposhtim edhe Bjellorusinë!

Elseid Hysaj e cilësoi si shumë të rëndësishme fitoren 3-1 ndaj Kazakistanit në prononcimin e tij pas ndeshjes për mikrofonin e Supersport.

“Rëndësi ka që fituam ndeshje dhe treguam që ishim skuadër kompakte. Diferencën e bëri grupi, që sakrifikoi shumë. Ajo ishte arma më e rëndësishme. E kemi ditur që në fillim që do na duheshin 2 fitore për të kapur vendin e parë. Të rikuperojmë sa më shpejt dhe të japim më të mirën në ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë”, u shpreh Hysaj.