SPORT, 15 Nëntor 2020, 21:25

Berisha: Nuk kisha pësuar më parë një gol të tillë, Hysaj shok i mirë!

Berisha: Nuk kisha pësuar më parë një gol të

Etrit Berisha e pranon që goli i Kazakistanit e surprizoi edhe atë vetë dhe se nuk kishte pësuar më parë në karrierë një gol të ngjashëm që nga mesi i fushës.Për Supersport, kapiteni i kombëtares shqiptare deklaroi:

GOLI NGA MESI I FUSHËS- Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij goli ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët. Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.

RAPORTI ME HYSAJN- Kjo gjë po bëhet monotone. Tek ne nuk ka asnjë problem. Është një nga shokët e mi më të mirë nuk ka asnjë problem”, u shpreh Berisha.