SPORT, 15 Nëntor 2020, 22:47

Liga e Kombeve/ Anglia kapitullon në Belgjikë, Italinë e nderon Jorginho

Liga e Kombeve/ Anglia kapitullon në Belgjikë, Italinë e nderon

Janë mbyllur edhe ndeshjet e darkës në Ligën e Kombeve. Anglia kapitulloi ndaj Belgjikës me shifrat 2-0. Vendasit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë me dy supergola të Mertens dhe Tielemans.

Mesfushori i Leicester në Angli lëshoi një predhë nga jashtë zonë në minutën e 10-të, ndërsa Mertens në të 24-tën ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi.

Edhe Italia fitoi sot ndaj Polonisë. Kombëtaren e kaltër e nderoi një penallti e Jorginho në pjesën e parë dhe një gol i Berardit në fund, i ndihmuar edhe nga fakti se Polonia luajti nga minuta e 77-të me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Goralski.

Në ndeshjet e tjera Çekia mundi minimalisht Izraelin dhe Danimarka fitoi ndaj Islandës me shifrat 2-1, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Eriksen.