AKTUALITET, 5 Janar 2021, 14:38

“Bukuroshi më ndoqi, bëj kujdes”/ Biseda e fundit e motrave para se të vriteshin

“Bukuroshi më ndoqi, bëj kujdes”/ Biseda e fundit e

Një tjetër bisedë telefonike është publikuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas, ku Përparim Tela vrau dy motrat në shtëpinë e tyre në Astir.

Bazuar në telefonatën mes dy motrave, ato ndiheshin të frikësuara nga Përparim Tela dhe Kristina Bardhi paralajmëron motrën e saj Zhaneta Metanin që të bënte kujdes pak ditë para se të vriteshin në shtëpinë e tyre.

Kristina: E shoh duke më ndjekur nga mbrapa bukuroshin, nuk kam gjë më tha por doja të të thoja një fjalë.

Zhaneta: Çfarë donte të të thoshte?

Kristina: I thash largohu. Bëj kujdes, në rregull? Për këtë të mora.

Kristina: Paçim gjithsesi më merr.

Zhaneta: Ku je ti?

Kristina: Ja këtu jashtë sa arrita.

Gjithashtu njëra nga motrat, Anxhela është e lidhur me djalin e autorit të vrasjes së Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit.

“Nuk e di se çfarë bënte ai. Anxhela kishte marrë shtëpi me qira dhe bashkëjetonte me Kriston, djalin e Përparimit. Përderisa Anxhela i tha Kristos si e latë juve ata kanë ditur diçka”, tha Bashkim Metani, vëllai i viktimave./TCH