TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nënkryetarin Arbian Maznikun dhe Këshillin Bashkiak.
Ky kallëzim është bërë pasi ata denoncojnë Veliajn për korrupsion dhe shkelje të barazisë së kandidatëve që marrin pjesë në tender.
Përfaqësuesja e Aleancës është shprehur pata mediave se:
“Kallëzimi i sotëm ka të bëjë me një veprim antiligjor i iniciuar nga Veliaj dhe i gjithë Këshilli Bashkiak. Ata kanë vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në fushën e ndërtimit, një objekt aktiviteti që do ta kishin zili dhe kompani të fuqishme shqiptare.
Në referim të dispozitave ligjore ne e kemi parë si një veprim korruptiv pasi nuk mund të lejohet një shoqëri aksionare për shërbimet monopol, siç janë ujë dhe drita. Njerëzit me të besuar të Veliaj janë vënë anëtare si ekspertë.
Po jap rastin e nënkryetarit Mazniku ka marrë postin anëtarit të kësaj SHA-je, dhe Redi Molla është anëtar i Këshillit të Administrimit, administrator dhe ekspert kontabël. Kjo rezulton dhe në SPAK që është administrator i Ujësjellës Kanalizimeve.
Kjo shoqëri është krijuar për interesat personale të Veliajt, është bërë për ndërtimin e teatrit të ri, me përfitim të shumës së 36 mijë eurove.”- u shpreh avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.