TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 30 vjetorin e gazetës ‘Rilindja Demokratike’.
“Historia e 3 dekadave të shtypit të lirë në Shqipëri ka dëshmuar qartë se çdo betejë mes pushtetit dhe medias është fituar nga kjo e fundit.
Liria e fjalës dhe informimit ka triumfuar pavarësisht presioneve të çdo lloji dhe përpjekjeve apo kërcënimeve të pushtetit për të mbytur të vërtetën që publikohet nga media.” shkruan Basha ndërsa thekson se angazhimi i tij i parë si kryeministër pas 25 prillit, do të jetë anulimi i ligjit që cenon lirinë e shprehjes që pritet të miratohet nga qeveria aktuale.
“Angazhimi i parë im i parë në funksion të lirisë së fjalës së lirë pas 25 prillit do të jetë anullimi i ligjit të censurës që qeveria në ikje ka përgatitur dhe do ta miratojë pavarësisht kundërshtive të gazetarëve dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit.
Qeverisja e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të punojë ngushtë me gazetarët dhe organizatat për lirinë e medias në për të miratuar statusin e gazetarit në bazë të cilit funksionon sot profesioni i gazetarit në vendet e BE dhe që përcakton qartë rregullat që nga paga minimale dhe mekanizmat mbrojtës nga çdo lloj presioni.”- shkruan Basha.