TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka humbur të atin.
Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj njofton se babai ka ndërruar jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, pas një lëngate të gjatë të babait tonë Lutfi Alibeaj, në moshën 82 vjeçare.
Njeriu që pati një jetë plot vuajtje e sakrificë, e që u mundua të na rrisë dinjitozë e me emër të mirë! Iku duke na lënë nje boshllëk që na mbetet, me shpresën se kujtimi, emri i mirë dhe respekti për të, të na lehtësojë dhimbjen!
Ritet mortore, i zhvillojme pranë ambienteve te agjencise funerale “Universi” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, megjithëse jeni të mirëkuptuar të gjithë për kohën e vështirë që po kalojmë! Varrimi, nesër në ora 10.00 në Tufinë.
Paçi veçse gëzime në familjet tuaja!