AKTUALITET, 5 Janar 2021, 12:08

“Po ikin intelektualët”, Basha i kthehet Ramës për raportin e OECD: Duhet të largohesh që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë

“Po ikin intelektualët”, Basha i kthehet Ramës për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e OECD, që theksonte se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, lideri demokrat thekson se sot Rama u përpoq që të fajësonte të tjerët për dështimet e tij. Sipas Bashës, Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

MESAZHI I BASHES

Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1346409688011780098?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1346409688011780098%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpo-ikin-intelektualet-basha-i-kthehet-rames-per-raportin-e-oecd-duhet-te-largohesh-qe-vendi-te-shpetoje-nga-kjo-katastrofe%2F