TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri italian i PSG-së, Xhanluixhi Bufon, ka folur për skuadrën ku bën pjesë dhe ka evidentuar dy sulmuesit Mbape dhe Nejmar, të cilët, sipas tij, do të dominojnë futbollin botëror vitet e ardhshme.
“Janë një nga motivet që më shtynë të zgjidhja PSG-në”, – ka thënë veterani italian për këta dy futbollistë gjatë emisionit të Eurosport “Les Boghoss”.
Bufon ka folur për tema të ndryshme të rëndësishme të futbollit dhe natyrisht që është ndalur te dy talente që ka në skuadër.
“Kilianin e njohim të gjithë. Është 19 vjeç dhe ka gjithë jetën përpara. Nëse vendos të fitojë 5 “Topa të artë” në 10 vitet e ardhshme, do ta bëjë. Gjithçka varet prej tij. Nejmar ka klas, talent dhe teknikë, që ndoshta nuk e kam parë më parë. Flas shpesh me të dhe i them: “je 26 vjeç, duhej ta kishe fituar një “Top të artë”. Nuk duhet të ndalesh vetëm se janë Mesi dhe Ronaldo. Je i fortë sa ata. Në 5 vitet e ardhshme duhet ta fitosh tri herë këtë trofe. Tri herë ti dhe dy herë Kilian’”.