LIFESTYLE, 19 Gusht 2020, 16:38

Britney Spears i drejtohet gjykatës, kërkon t’i japë fund pushtetit të babait mbi të

Britney Spears i drejtohet gjykatës, kërkon t’i japë fund

Britney Spears i është drejtuar gjykatës, për t’i dhënë fund kontrollit të rreptë të babait mbi jetën dhe karrierën e saj, të cilën e ka ushtruar për më shumë se një dekadë. Siç raportojnë mediat e huaja, këngëtarja e muzikës pop po kërkon të largojë përgjithmonë të atin, James Spears si kujdestarin e saj mbi vendimmarrjen personale dhe financiare si dhe atë të kujdesit shëndetësor.

Atij iu caktua roli për të mbikëqyrur financat e së bijës në vitin 2008, pasi Spears shfaqi probleme të shëndetit mendor. Jamie u tërhoq përkohësisht vitin e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore, por roli u mor përsipër nga një kujdestarje e pavarur profesioniste, Jodi Montgomery, shkruan abcnews.al.

Britney dëshiron që Montgomery, që ka marrë kujdestarinë e përkohshme, të marrë rolin e përhershëm, por ajo nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e saj me lëvizjen #FreeBritney në rrjete sociale.