LIFESTYLE, 18 Gusht 2020, 13:53

Barack Obama zbulon listën e preferuar të këngëve, midis tyre emri i këngëtares shqiptare


Ish-presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka treguar shpeshherë shijet e tij muzikore.

Edhe kësaj here ai ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Twitter’ listën e preferuar të këngëve që e kanë shoqëruar gjatë karantinës.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time.

Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, ka shkruar Obama në një postim në ‘Twitter’.

Midis emrave të njohur ka dalluar dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa me këngën “Un Dia” në bashkëpunim J Balvin.

Klipi është xhiruar nga karantina dhe Dua Lipa ka treguar se ka kontribuar në tekstin e këngës, dhe ftesa i erdhi si një surprizë nga J Balvin dhe Bad Bunny.

Në mesin e këngëve që dëgjon Obama janë edhe Rihanna me Drake, Beyonce apo John Legend.