TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fotot që po shikoni vijnë nga ceremonia e ‘dekorimit me flamurin kombëtar’ të ish-Presidentit Rexhep Meidani. Të ftuar nga Presidenti Ilir Meta, personi që organizoi këtë ceremoni, të majtë e të djathtë, janë mbledhur sot, që edhe me rastin e 76-vjetorit të lindjes së Meidanit, të trokasin gotat e të bëjnë gëzuar.
Mes tyre spikasin emra të politikës si: ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ministri për Diasporën Pandeli Majko, ish-Presidenti Bamir Topi, deputeti Spartak Braho, etj.
Ajo që bie në sy është fakti se mes të ftuarve, vetëm Berisha dhe Nisahni kanë mbajtur maskë, ndërsa të tjerët, janë kujdesur që të shijojnë vetëm tortën dhe shampanjën.
Nuk mund të mos vihej re edhe mungesa e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi u shpreh se Rama po merrej me Bjellorusinë, në cilësinë e kreut të OSBE-së, dhe mirëkuptohet mungesa e tij.
“Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!”- shkruan Blushi.
Ceremonia u zhvillua këtë pasdite, ku Meta e vlerësoi Meidanin për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si President, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.