LIFESTYLE, 19 Gusht 2020, 15:33

“Sa ta gjej shtëpinë e do të zhduk fare”, blogerja e seksit denoncon qytetarin në polici: Më fyejnë për nderin, më postojnë certifikatën familjare

“Sa ta gjej shtëpinë e do të zhduk fare”, blogerja e

“Sa ta gjej shtëpinë dhe do të zhduk fare”. Ky është një nga mesazhet e dërguara Zhaklinë Lekatarit një aktiviste për të drejtat e njeriut dhe blogere që flet publikisht edhe për çështje të marrëdhënieve seksuale.

Sipas një burimi të gazetës “Si”, 38-vjeçarja kallëzoi pranë sektorit të krímeve kompjuterike të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyese të postuara në inboxin e saj.

“Kam një portal ku postoj video të jetës së përditshme me temë informuese”,- tha Lakatari. “Ka disa muaj që në adresat e mia më vijnë mesazhe kërcënuese dhe fyese”- tha Lakatari para policisë.

Lakatari tha se në Instagram kërcënuesit e shajnë për nderin , për familjen madje i postojnë edhe certifikatën familjare.

Burimet i referohen pretendimeve të Lakatarit që e frikësuar shpjegon më tej se në një rast kur ajo kishte postuar fotografi për lulishten poshtë pallatit ku ajo luante kur ishte fëmijë , ndërsa së fundmi ishte rrethuar si aneks lokali, një komentues i ka shkruar “do ta marr gardhin e do ta fus në…?”.