LIFESTYLE, 18 Gusht 2020, 14:30

Pushime me Eros Grezdën? Oriola Marashi publikon foton e ‘nxehtë’ në Ksamil

Pushime me Eros Grezdën? Oriola Marashi publikon foton e

Modelja Oriola Marashi është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Nuk kishte se si të mungonte edhe këtë herë. Pak orë më parë, ajo ka publikuar disa foto në Instagram, ku shfaqet shumë seksi në ishullin Ksamil, në Shqipëri. Oriola ka pozuar edhe topless, duke marrë shumë komente nga ndjekësit, të cilët i kanë komentuar format perfekte. Nuk dihet se kush ia ka realizuar fotot modeles, por dyshimet e fansave të çojnë tek futbollisti Eros Grezda, me të cilin ajo është në një lidhje dashurie. Thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.
 
View this post on Instagram
 

Somewhere being skinny ?

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on