AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 11:50

Dhunohet përpara gjykatës avokati i Lul Berishës

Dhunohet përpara gjykatës avokati i Lul Berishës

Avokati Ilia Ilia është dhunuar sot nga dy persona përpara gjykatës së Durrësit. Ai sapo kishte përfunduar një seancë dhe ka qenë duke u larguar nga gjykata, ndërsa mke sa duket personat po e prisnin jashtë saj.  Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje dhe policia po punon për identifikimin e autorëve.

Gazetari i “Panorama” pohon se vetë avokati I pyetur lidhur me ngjarjen është shprehur se dyshon tek avokati tjetër Arjan Ndoji, me të cilin ka qenë përballë në sallën e gjyqit ditën e djeshme.

“Pas debatit ai me kercenoi. Pasi te mjekohem po shkoj ne polici te bej denoncimin”- ka thënë avokati.

Pyetur nese i njeh personat qe e rrahen ai jep kete pergjigje: Nuk i njihja personat, ata me thane “Ti je Ilia Ilia?”, pasi u thashe po, ata me qelluan”.

 

Ilia ilia avokat i njohur, ka pasur ceshtje te rëndësishme, ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishes.