TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi nw kuvend projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit. Berisha e ka akuzuar direkt kryeministrin se ky ligj është bërë posaçërisht për të favorizuar vëllanë e tij Olsi Ramën dhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Geron Xhafajn, si ortakë në këto biznese.
“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Ish-ministri së paku tregoi karakter, kurse ai hajduti me çizme…” u shpreh Berisha.