AKTUALITET, 29 Mars 2021, 14:30

Braimllari: Niko Peleshi ka përgjegjësi kryesore për mungesën e vendeve të punës në Korçë

Braimllari: Niko Peleshi ka përgjegjësi kryesore për

“Niko Peleshi po bëhet çdo ditë qesharak, duke premtuar vende pune, rritje ekonomike, punësim të të rinjve, investime në bujqësi, por harron më kryesoren, që ka tetë vite në qeveri, harron që ka qenë ministër Bujqësie dhe është ende në detyrë ministër i Mbrojtjes”.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari shton në një prononcim të tij se, “se Niko Peleshi është përgjegjësi kryesor për mungesën e vendeve të punës në Korçë, por shkatërrimin e fermerit vendas dhe nepotizmin e theksuar në administratën publike”.

“Më 25 Prill do të marrë fund kjo politikë e vjetër klienteliste, e cila mendon vetëm për interesin personal dhe aspak për qytetarët e ndershëm”.