TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fituesja e Festivalit të Eurovision, Ukraina, nuk do të mundë të jetë mikpritëse e këtij eventi vitin e ardhshëm, sipas traditës, për shkak të pushtimit rus dhe luftimeve që zhvillohen në këtë vend.
Ky festival do të mbahet në Angli, vend i cili u rendit i dyti në festivalin e fundit me këngëtarin Sam Ryder.
Eventi gjigand i muzikës do të zhvillohet në qytetin e Liverpool në maj 2023, në M&S Bank Arena. Ky qytet arriti të mundë në garë qytetin e Glasgow.
Anglia e ka organizuar këtë festival tetë herë, herën e fundit në vitin 1998 në qytetin e Birmingham.
Organizatorët janë zotuar se eventi do të shpalosë kulturën dhe muzikën ukrainase, për shkak të rrethanave në të cilat festivali u spostua drejt Britanisë.