TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm një nga dyqanet ikonike të bizhuterive Tiffany & Co në Manhattan.
Imazhet që po qarkullojnë në internet tregojnë ekuipazhet e zjarrfikësve të FDNY duke luftuar zjarrin që filloi në bodrum, sipas një zëdhënësi të departamentit të zjarrfikësve.


Zjarri është shkaktuar si pasojë e tensionit të lartë. Nuk ka të lënduar rëndë, por disa punonjës janë parë duke u dërguar në spital me ambulancë. Zjarri ka ndodhur rreth orës 9:38 të mëngjesit – pikërisht kur stafi po përgatitej të hapte dyqanin për klientët.
HAPPENING NOW: Smoke from fire below Tiffany & Co in Manhattan is growing. Loud banging sound can be heard. More fire trucks are arriving. pic.twitter.com/NHrqu590zw
— Jayne Zirkle (@JayneZirkle) June 29, 2023