TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Tani është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”.
Me këto fjalë, ekipi i Alexei Navalny, me një postim në Telegram, akuzon autoritetet ruse se nuk e kanë dorëzuar trupin e tij të pajetë “sepse nuk duan të dihet metoda që përdorën për të vrarë Alexein”.
Trileri mbi trupin e Navalny vazhdon teksa autoritetet ruse arrijnë në përfundimin se lideri i opozitës ruse nuk ka vdekur nga një akt kriminal, por nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur”.
Megjithatë, kur nëna e tij shkoi në morgun e burgut në Siberi për të marrë trupin e tij, ajo zbuloi se nuk ishte aty.
Ku është Navalny? Askush nuk i përgjigjet Ludmila Navalny, e cila tani flet hapur për vrasje dhe zotohet të mos dorëzohet.
“Dhe le të më futin në burg, unë do të bërtas”, thotë ajo.
Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet.
Ndërsa u arrestuan, bazuar në informacionin e transmetuar nga media ruse, më shumë se 400 rusë në 36 qytete për demonstrata pas vdekjes së Navalny.
Midis tyre, në Shën Petersburg u arrestua një prift, i cili njoftoi se do të bënte një varrim për të ndjerin.
Sipas vejushës së Navalny, prifti Grigory Mikhnov-Vyatenko u arrestua pranë shtëpisë së tij ndërsa po shkonte për në memorialin Solovetsky për viktimat e persekutimit politik në Bashkimin Sovjetik.
Pak më vonë, siç njoftoi në Telegram anëtari i opozitës Boris Vishnevsky, Mikhnov-Vytenko u dërgua në spital me një goditje në tru.
“Në komisariatin numër 43, avokati i tij thirri një ambulancë. Grigory u dërgua në spital ku u konstatua se ai duhet të trajtohet”, tha Wisnieëski.
Në Rusi, ku edhe prifti që do të varros liderin e opozitës është në telashe, ndoshta është e arsyeshme që kundërshtarët e Vladimir Putinit të kenë frikë.