BOTA, 17 Shkurt 2024, 09:20

“Po nëse ju vrasin?”, si iu përgjigj dikur Navalny pyetjes së BBC

“Po nëse ju vrasin?”, si iu përgjigj dikur Navalny pyetjes

Vdekja në burg e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka shkaktuar një furtunë zemërimi, ndërsa Perëndimi ka akuzuar Vladimir Putin.

I njohur si kundërshtari më i madh i liderit të Kremlinit, Putin, në vitin 2022 gjatë një dokumentari për BBC, Navalny tha se nëse e vrasin, kjo do të thotë se “ne jemi tepër të fortë”.

BBC: Cili është mesazhi juaj për ndjekësit nëse vriteni?

Navalny: Nëse më vrasin, do të thotë se jemi tepër të fortë.

Ky citim i fuqishëm, u përdor të premten nga Hillary Clinton për të përkujtuar politikanin.