TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëna e Alexei Navalnyt, liderit të opozitës ruse, i cili ndërroi jetë në burg, ka shkuar në morgun i cili ishte i mbyllur edhe pse burgu e kishte siguruar se ishte hapur, e se kufoma ishte ty.
Një dokument i dhënë nënës së tij pretendonte se ai vdiq në oprën 14:17 me orën lokale më 16 shkurt.
Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmish, shkroi në Platformën X se një avokat dhe nëna e tij, Liudmila Navalny, mbërritën në morg ku u referuan nga autoritetet e burgut.
Avokati telefonoi numrin e afishuar në derë. Ai u përgjigj se ishte personi i shtatë që po telefononte sot dhe se “kufoma e Alekseut nuk ishte në morg”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Alexei Navalny konfirmoi mëngjesin e sotëm se lideri i opozitës ruse kishte vdekur dhe tha se trupi i tij është pranë hetuesve. Kira Yarmysh kërkoi që trupi t’i dorëzohej menjëherë familjes së tij.
Gruaja e Navalny, Julia, fajësoi Putinin për vdekjen e burrit të saj dhe tha se bota duhet të bashkohet kundër “regjimit të tmerrshëm” të Moskës.