TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 110 qytetarë të mbledhur në zona të ndryshme të qyteteve ruse për të nderuar Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana të paqarta në një burg të Arktikut, janë arrestuar në 24 orët e fundit nga autoritetet ruse. Shifra bëhet e ditur nga një organizatë për të drejtat e njeriut në Rusi.
Navalny, kundërshtari më i fortë politik i presidentit Vladimir Putin, ndërroi jetë dje. Zëdhënësja e tij, Kira Jarmis, konfirmoi vdekjen e tij këtë të dielë dhe kërkoi që trupi i tij të dorëzohej menjëherë pranë familjes së tij.
47-vjeçari vuante dënimin me 19 vjet për “veprim ekstremist”, në kushte mjaft të vështira. Gjatë gjyqeve të tij në muajt e fundit, në të cilat ai mori pjesë përmes video-konferencës, Navalny u shfaq mjaft i dobët.
Sipas Sky News , qytetarët rusë në disa qytete, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburg, ngritën përmendore të improvizuara për kritikun e Moskës në rrugë, ose u mblodhën në vende të tjera për të lënë lule dhe pankarta, të cilat më vonë u hoqën nga oficerët e policisë.
Edhe pse policia lokale nuk ka dhënë shifra zyrtare për personat e arrestuar, prokurorët në Rusi paralajmëruan dje qytetarët që të qëndrojnë larg demonstratave masive në Moskë.